Vora dhe Elbasani rikthehen përballë njëri-tjetrit në një duel që tashmë ka krijuar një histori të veçantë mes dy skuadrave. Përpara sfidës së radhës, statistikat flasin për një rivalitet të ekuilibruar, ku rezultatet e ngushta kanë qenë karakteristikë e këtyre përplasjeve.
Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre në kampionate, pa llogaritur finalen e Kategorisë së Dytë, e cila gjithashtu ishte pjesë e historikut mes dy klubeve. Në Kategorinë e Parë, të tre ndeshjet e zhvilluara më herët kanë prodhuar të njëjtin rezultat: barazim pa gola. Përballjet në Kategorinë e Parë: 2 maj 2025: Vora – Elbasani 0-0
21 shkurt 2025: Elbasani – Vora 0-0
13 dhjetor 2024: Vora – Elbasani 0-0
Tri ndeshje, tri barazime identike, duke treguar kujdes maksimal, luftë të fortë mes dy skuadrave dhe një rivalitet të mbyllur në çdo detaj. Ndërkohë, ndeshja e vetme mes tyre në Superiore ka qenë krejt ndryshe dhe është ajo që i jep Vorës moralin më të madh për sfidën e radhës. Java e 7-të (19 tetor 2025): Elbasani – Vora 1-2.
Një fitore historike e Vorës në “Elbasan Arena”, ku vendësit ishin në avantazh, por Vora përmbysi ndeshjen dhe mori tre pikë me vlera të jashtëzakonshme. Këto statistika e bëjnë prag-ndeshjen edhe më intriguese. Elbasani kërkon të rikthejë dominimin ndaj një rivali që i ka marrë pikë dhe i ka prerë rrugën në momentet vendimtare, ndërsa Vora vjen me moral të lartë dhe me kujtimin e freskët të fitores së madhe të tetorit. Duel që premton luftë, kujdes dhe shumë emocione, ashtu si gjithmonë mes Vorës dhe Elbasanit.
PANORAMASPORT.AL
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.