Portieri cërrikas Vokli Laroshi pasi është larguar me konsensus nga Partizani, ka patur shumë oferta të ndryshme. Bëhet fjalë për disa ekipe nga Superliga dhe nga shumica e skuadrave të Kategoris së Parë.
Ofertat nuk kanë munguar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku disa skuadra po interesohen për të. Emrat e këtyre ekipeve akoma nuk bëhen të ditur, pasi po merret menaxheri i shtatëlartit me këto oferta.
Laroshi pjesë e shpresave kuqezi, që ka dalë nga Turbina, po stërvitet individualishtë me njw nga trajnerët më të mirë të portierave në Shqipëri. Kjo javë do të jetë vendimtare për 20 vjeçarin cërrikas Vokli Laroshi, që me shumë mundësi do të vendosi për të ardhmen e tij.