Tuesday , July 1 2025

Vodhi një shumë parash në dyqanin ne një shtetasi, procedohet 18-vjeçari në Elbasan

Një 18-vjeçar është proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetasi në fshatin Mashan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit V. Sh., në fshatin Mashan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)