Vodhi 10 milionë lekë ilaçe për Covid, infermieri shqiptar e pëson keq. Ja si justifikohet

Nikolin Ciko, infermier i Spitalit të Korçës, është aŗŗestuar në flagrancë nga Policia pasi dyshohet se është autor i dy vjêdhjeve të ndodhura në Farmacinë e Spitalit të qytetit juglindor, shkruan newsbomb.al. Sipas Policisë, infermieri Ciko ka vjedhur në farmacinë e Spitalit një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale.

Dëmi është përllogaritur në 10 milionë lekë të vjetra.

Gjatë aŗŗestimit, në cilësinë e provës materiale atij iu gjet e sêkuestrua sasia e medikamenteve. Në Polici, infermieri i Spitalit të Korçës është shprehur se ishte detyruar të vidhte për shkak se kishte kredi dhe borxhe për të larë, shkruan newsbomb.al. Medikamentet që ai vidhte në Spital, dyshohet se ua shiste pacientëve të tjerë me káncer apo te infektuar nga Covid.