Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një makinë. Të arrestuarit janë L. B., 25 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, F. J., 27 vjeç dhe A. Zh., 20 vjeç, banues në Cërrik.Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur mjetin tip “Golf 4″ (në pronësi të D.Gj.).
Ndërkohë në Librazhd në pranga është vënë një 22-vjeçar i cili me anë të mashtrimit i ka marrë një gruaje 500 mije lekë. I arrestuari është A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Spathar. Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota këto ngjarje.