Monday , August 18 2025

Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije detajet për vitin e ri shkollor.

Sa i përket regjistrimit në klasat e para dhe të dhjeta, vijojnë me 31 gusht.

Ndërsa do të vijojnë sërish të shpërndahen librat falas para fillimit të shkollës.

Shkolla do të afishojë listën e librave dhe do të njoftojë datat dhe vendin e shpërndarjes.

Ndërsa sa u përket provimeve arsimi bazë do t’i zhvillojë për periudhën 15-26 qershor 2026, ndërsa matura për periudhën 1-26 qershor 2026.

Më 8 shtator 2025 fillon viti shkollor për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë dhe mbyllet më 12 qershor 2026 përveç maturantëve./ CNA