Vijojnë shifrat e larta nga Covid-19, ndërron jetë një qytetar nga Elbasani

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 11 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1105

Të shëruar në 24 orë 746

Të shtruar në spitale 492

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 4092

Testime totale 402,417

Raste pozitive 88,776

Raste të shëruara 54,362

Raste Aktive 33,897

Humbje jete 1,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19734

Fier 2938

Durrës 1701

Elbasan 1483

Shkodër 1528

Vlorë 1801

Lezhë 1127

Korçë 1065

Berat 939

Gjirokastër 734

Kukës 483

Dibër 364