Punimet në zonën e rrugës “Gjergj Arianiti”, buzë lumit Shkumbin, po vijojnë me intensitet, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në realizimin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar, një prej investimeve më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë në këtë sektor.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe deputeti Adi Qose kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në këtë zonë, e cila po shndërrohet gradualisht në një qendër të re zhvillimi urban dhe ekonomik për qytetin.
Projekti i Auto-Moto Parkut synon të krijojë një hapësirë moderne ku natyra dhe inxhinieria bashkohen, duke ofruar kushte për organizimin e eventeve automobilistike dhe motoristike të përmasave ndërkombëtare.
Ky investim pritet të ndikojë ndjeshëm në pozicionimin e Elbasanit në hartën e shpejtësisë dhe turizmit elitar, si dhe në rritjen e atraktivitetit turistik të zonës.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.