Tuesday , July 1 2025

VËZHGIMI/ Elbasani në versionin e ri “Made in World”

Nga sezoni i ardhshëm do të jetë e lejueshme që në fushë të jenë plot 11-të lojtarë të huaj. Deri më tani ka qenë gjer në shtatë, por këtej e tutje nuk do të ketë më limite për ekipet e Superiores shqiptare. Në njëfarë mënyre, ky rregull hap dyert e klubeve shqiptare për të parë sa më shumë nga tregu i jashtëm dhe duke u përforcuar në organikë. Megjithatë, edhe para këtij rregulli ku hiqet limiti i të huajve, ekipet shqiptare nuk janë kursyer në këtë aspekt, ku përjashtim nuk bën as ekipi i Elbasanit.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga “Panorama Sport”, verdheblutë kanë pasur një formacion të tërë me të huaj, duke nisur nga të gjitha rolet në fushë, po ashtu edhe te trajneri, fillimisht me italianin Roberto Bordin dhe në fund me serbin Ivan Gvozdenoviç. Sigurisht, asnjëherë ata nuk luajtën të gjithë për shkak edhe të rregullores që e ndalonte, por kjo tregon se elbasanasit janë mbështetur shumë te lojtarët përtej kufijve.

FORMACIONI I TË HUAJVE – Elbasani është ndër ato skuadra që mund ta plotësojë një formacion me të huaj, edhe pse tanimë dy prej tyre nuk bëjnë pjesë në ekip, por që kanë luajtur përgjatë sezonit. Kështu, në portë është Razak Abalora. Ka qenë titullar i padiskutueshëm, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë dhe u detyrua të mbyllë sezonin para kohe. Në qendër të mbrojtjes do të luanin Sigitas Olberkis dhe Emir Azemoviç. Lituanezi u kthye në titullar stabël, ndërsa serbomalazezi nuk provoi asnjë minutë për shkak të dëmtimit.

Në krahët e mbrojtjes adaptohen dy lojtarë krahu, si Karim Loukili dhe Ibrahima Dialo, të cilët janë afruar në merkaton e dimrit dhe kanë pasur jo pak minuta në dispozicion. Para mbrojtjes ka vend për Kristian Dros dhe Abas Ibrahim, dy futbollistë tipikë që luajnë në rrethin e mesit të fushës. Në fazën ofensive ka vend për Leo Melon (i cili sezonin e parë ka qenë pjesë e verdhebluve), Ze Gomesh dhe Xhoel, të cilët do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm të deklaruar, Blaise Tsague. Praktikisht, me skemën 4-2-3-1, ashtu siç ka luajtur zakonisht Gvozdenoviç këtë sezon, mund të luanin të gjithë të huajt.FGKOMBËSITË – Pjesa më e madhe e të huajve që kanë luajtur me Elbasanin këtë sezon, kanë qenë nga kontinenti afrikan. Bëhet fjalë për dy ganezë dhe nga një kamerunas, maroken, nigerian dhe nga Bregu i Fildishtë. Pas tyre vijnë katër europianë nga Lituania, Portugalia, Serbia dhe Moldavia. Një brazilian është përfaqësuesi i vetëm nga Amerika Latine, që plotëson “pazëll”-in e të huajve që kanë luajtur këtë edicion që lamë pas me skuadrën e Elbasanit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

Nje koment

  1. Pingback: rybelsus pills