Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndërmarrë masat e reja anti-COVID. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ndalimi i qytetarëve do të ndalohet nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç të natyrës urgj ente. Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.
Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.
“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”. Ndërsa bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:
-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes; -Gjatë vrapit dhe çiklimit;
-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje. Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.