Vendimtar me gol edhe ndaj Partizanit, Bunjaku: E dinim që Elbasani do arrinte lart

Fatjon Bunjaku ka qenë përsëri protagonist i rëndësishëm për Elbasanin teksa ka shënuar sot golin e fitores ndaj Partizanit. Ai e ka cilësuar këtë si pjesë të detyrës së tij, në fjalët që tha pas ndeshjes.

“Normale që klubi më ka ndihmuar shumë të përshtatem me ekipin, edhe vetë kam punuar shumë. Jam stërvitur mirë, u jam bindur urdhrave të trajnerit. Sado që golat e mi vendosin ndeshjen, jam shumë i lumtur.

Pritshmëria ka qenë që në fillim të jemi lart dhe e kemi ditur që do arrijmë lart. Kanë qenë disa sfida të forta në fillim, por puna ta bën të lehtë.

Dua të ndihmoj ekipin me gola, të shënoj sa më shumë gola që ndihmojnë ekipi në fitore. Unë jam i kënaqur.

Besoj se do arrij të shënojë edhe ndaj Tiranës. Mundohem t’i jap ndihmë ekipit, jam sulmues. Po nuk shënova, nuk e ndihmoj. Qëllimi im është të shënoj dhe të arrijmë fitoren.

Diallo, lojtar i ndeshjes me Dinamon? Nuk luaj për trofe individual, luaj për të ndihmuar ekipin. Do më kishte ardhur inat të fitonte ndonjë i Dinamos, por e fitoi i yni”, tha Bunjaku për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL