Një grua e re e quajtur Aureta Çauli u denoncua e zhdukur prej 7 ditësh në Durrës nga vëllai i saj, i cili i shqetësuar tha për mediat gjithashtu se dyshonte se ishte rrëmbyer. Por sot raportohet se 26-vjeçarja është gjetur në Elbasan. Ajo kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut. Dhe nuk i kishte treguar se kishte 2 fëmijë dhe ishte e divorcuar.
Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa. Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.
Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.
Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan. Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.