Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

Mjeku pediatër Bektash Mandri, ka folur ditën e sotme mbi vaksinën e fruthit te fëmijët dhe pasojat që sjell kjo e fundit.

Sipas mjekut, 9 ditë pas vaksinës së fruthit nis temperatura, por është lehtësisht e kontrollueshme.

Sipas tij, te një i sëmurë me fruth, nëse nuk ndërlikohet gjendja, pothuajse e gjithë klinika shkon gati tre javë, duke shmangur periudhën e inkubacionit ndërsa nëse kemi ndërlikime, gjendja e pacientit rëndohet, letaliteti është shumë i lartë dhe klinika mund të zgjasë me muaj.

“Temperatura e fruthit jepet pas 9-10 ditësh. Kaq është periudha e inkubacionit të virusit në organizëm dhe pas kësaj dite fillon temperatura. Nuk është ndonjë temperaturë e lartë, është lehtësisht e kontrollueshme. Kemi raste jashtëzakonisht të rralla që post-vaksinim kemi shenja të lehta të shfaqjes së fruthit, por gjithmonë do ngelen në stadin e vaksinimit dhe nuk jep asnjëherë klinikën e vaksinimit. Te një i sëmurë me fruth, nëse nuk ndërlikohet, pothuajse e gjithë klinka shkon gati tre javë, duke shmangur periudhën e inkubacionit. Nëse kemi ndërlikime, gjendja e pacientit rëndohet, letaliteti është shumë i lartë dhe klinika mund të zgjasë me muaj”, tha mjeku pediatër për A2 CNN.