Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtari shqiptar, Sinan Hoxha dhe partnerja e tij, Andrra Destani do të bëheshin prindër për herë të dytë. Çifti fillimisht mohoi thashethemet, ndërsa tanimë ata vendosën që të konfirmojnë këtë lajm të ëmbël. Ka qenë Andrra ajo që ka publikuar në rrjete sociale një pamje mjaft të ëmbël me barkun e rrumbullakosur, ku dukej mjaft bukur dhe tanimë nuk ka më vend për dyshime.
Ndërkohë ajo ka surprizuar sërish fansat duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës që do vijë në jetë.
“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit!
Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, ka shkruar ajo duke zbuluar se do të sjellë në jetë një djalë. /Descript.al/