Ramadan Halili, babai i Fisnik Halili 19-vjeçarit që akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë 11-vjeçare ka folur ekskluzivisht për SYRI TV duke treguar për ngjarjen në fjalë. Babai shpjegon se djali i tij kishte 6 ditë që fliste në rrjete sociale me vajzën K. Prifti e cila i është prezantuar si një 17-vjeçare e cila jetonte te gjyshërit në Lushnje dhe babain e kishte emigrant në Gjermani.
Djali i ka treguar babit që ishte duke folur me një vajzë në rrjete sociale dhe se ishte dashuruar me këtë vajzën po ashtu ajo i kishte thënë djalit se ishte gati të rrëmbehej me djalin dhe të jetonte me të. Babai fillimisht e ka ndaluar djalin të kryej këtë veprim duke i thënë se duhet të pyesim për vajzën dhe ta bëjmë çdo gjë me familje duke bërë dhe fejesën sipas zakoneve.
Por të nesërmen djali ka kërkuar ndihmën e një shoku, por ai s’ka pranuar dhe i vetëm djali ka shkuar ka marr vajzën në Lushnje. Rreth orës 7:45 në datën 1 nëntor 2021 vajza ka ndejtur në banesë me familjarët e djalit, prindërit motra dhe vëllai. Babai këmbënguli që të fliste me babain e vajzës, por ajo i ka thënë emrin e xhaxhait.
Babai ka fol me xhaxhanë dhe i ka treguar që vajza është në banesën e tij dhe mbas 2-3 orë kanë ardhur dy furgona policie në banesë duke shoqëruar djalin dhe babanë.
Në orën 21:00 deri në 02:00 nuk ka pasur informacione se çfarë bëhej me djalin në orën 02:00 ka ardhur një efektiv i ka thënë që djali ka shkuar në Fier dhe është arrestuar.
Babai ka ndenjur deri në mëngjes në rrugë duke pritur një automjet për të ardhur në banesë në Selitë. Familja jeton në kushte ekstreme me kredi, ndihmë ekonomike dhe bujqësi me vështirësi për të siguruar jetesën e tyre.
Rrëmbim dashurie cilësohet nga babai i djalit i cili kur ka parë vajzën në shtëpinë e tij ka njoftuar xhaxhain për atë e më pas ka vijuar ngjarja.