Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot lirimin nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare. Besiana Kadare është propozuar tashmë si ambasadore pranë UNESCO, ndërsa ambasadori ynë aktual në UNESCO, Ferit Hoxha do të zërë vendin e Kadare në OKB.
Gjithashtu Meta ka firmosur lirimin nga detyra të disa ambasadorëve të tjerë. Arian Spasse është liruar nga detyra e ambasadorit në Hungari, ndërsa Albana Dautllari është liruar nga detyra e ambasadorit në Strasburg.