I kontaktuar nga gazetari i Abc, Aldo Kozarja, Drejtori i Uzinës së Armëve në Gramsh, Lorenc Zani, theksoi se 3 persona janë afruar pranë Uzinës, dhe në momentin që janë pikasur ga ushtarët ka patur një përplasje fizike mes tyre.
Gjatë përleshjes dy nga ushtarët shqiptarë kanë mbetur të plagosur, pasi një nga personat civilë ka përdorur sprij ndaj tyre.
Ndërkohë që burime për gazetarin Kozarja, se tre personat që kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve janë shtetas rusë. Sipas burimit ata dyshohet të jenë agjentë, ndërkohë që ngjarja po hetohet nga antiterrori.
REAGIMI I MBROJTJES
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”
Tre shtetasve të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike dhe në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës. Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar ata drejt Uzinës në Gramsh.