Fakulteti i Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” mbajti me sukses Konferencën e 4-të Ndërkombëtare me temë “Globalizimi dhe Integrimi në Edukimin Bashkëkohor”, duke mbledhur studiues, pedagogë dhe profesionistë të fushës së edukimit nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij përshëndetëse Zëvendësrektori i Universitetit, Prof. dr. Skender Topi, shprehu vlerësimin për angazhimin e personelit akademik dhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e dialogut shkencor dhe shkëmbimit të praktikave bashkëkohore që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Gjatë aktivitetit u prezantua edhe libri “E drejta eklesiastike dhe liria fetare” i profesorit të nderuar Prof. Gaetano Damaco, një botim me rëndësi të veçantë në fushën e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve fetare dhe të drejtës, i cili u prit me interes nga pjesëmarrësit.
Konferenca u shoqërua me sesione shkencore, diskutime dhe prezantime studimore që pasqyruan sfidat dhe zhvillimet më të fundit në edukimin bashkëkohor në një botë në vazhdimësi të globalizuar.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.