Universiteti i Elbasanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Evropës Juglindore

Universiteti i Elbasanit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Evropës Juglindore, R. e Maqedonisë së Veriut (UEJL), me qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën akademike dhe kërkimore-shkencore, nxitjen e projekteve të përbashkëta shkencore dhe inovative, si edhe shkëmbimin e personelit akademik dhe studentëve.

Përgjatë këtij takimi, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, dhe Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibrahimi, vlerësuan rëndësinë e këtij partneriteti si një hap konkret drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale, rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe promovimit të ndërkombëtarizimit në rajon.