Universiteti i Elbasanit ka një njoftim të rëndësishëm për studentët e tij

Njoftim për regjistrimin e provimeve të vjeshtës: Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, se regjistrimi për provimet e vjeshtës do të kryhet nëpërmjet sistemit EMS. Maksimumi i provimeve për regjistrim do jenë gjashtë (6) provime për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të japë një provim në një datë.

Mundësia e regjistrimit të provimeve në sistem do të fillojë më datë 12 tetor deri më 15 tetor dhe çdo zgjedhje e lëndës mund të ndryshohet brenda aftit kohor 15min pas zgjedhjes.

Afatet kohorë si dhe mënyra e procedimit të regjistrimit variojnë sipas vendimarrjes së secilit fakultetet, ndaj për këtë gjë luten të gjithë studentët, të interesohen pranë sekretarisë mësimore përkatëse.

Për çdo pyetje apo paqartësi të më tejshme kontaktoni sekretarinë mësimore, si dhe stafin IT.

https://uniel.edu.al/…/950-njoftim-per-regjistrimin-e-provi…