Universiteti “Aleksandër Xhuvani”/ Zhvillohet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të praktikave profesionale

Në ambientet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të praktikave profesionale, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë në ketë institucion.

Gjatë kësaj ceremonie u vlerësuan të rinjtë që, gjatë muajve të fundit, kanë zhvilluar praktikat e tyre profesionale pranë strukturave të ndryshme të universitetit, duke dhënë një kontribut konkret dhe duke fituar përvojë të vlefshme profesionale.

Në fjalën e saj, Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Elvira Fetahu vlerësoi angazhimin e studentëve gjatë praktikave, duke theksuar se përvoja e fituar në mjediset reale të punës është një hap i rëndësishëm drejt punësimit dhe zhvillimit profesional.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, që ka bërë të mundur realizimin me sukses të këtij programi në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani.