Për shkak të reshjeve të intensifikuara që priten në ditët në vijim, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan njofton se po monitoron nga afër gjendjen e rrjetit të kanalizimeve dhe shkarkimit të ujërave.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve të raportojnë menjëherë çdo problematikë të mundshme, si grumbullime uji, bllokime të pusetave apo rrezik përmbytjeje pranë banesave dhe bizneseve.
Për raste urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:
📞 +355 68 641 6064
📞 +355 69 475 0333
Sipas njoftimit, ekipet e terrenit janë në gatishmëri dhe do të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur për të minimizuar çdo risk.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.