Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në kthesën e Mulletit, në autostradën Tiranë–Elbasan. Grumbullimi i ujit dhe mbetjeve plastike ka çuar në përmbytjen e një pjese të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët, ndërsa situata ka shtuar rrezikun për aksidente, veçanërisht në orët me fluks të lartë. Bllokimi i kanaleve kulluese nga mbetjet urbane konsiderohet një nga shkaqet kryesore të problematikës.
Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.