Unioni i Gazetarëve Shqiptarë – Dega Elbasan, në kuadër të pritjes tradicionale të organizuar me rastin e festave të fundvitit, ka ndarë mbrëmjen e kësaj fundjave Çmimet Vjetore të Gazetarisë për vitin 2025, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Agroturizmit “Te Arrat” në Cërrik, në një atmosferë festive dhe dinjitoze, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës publike dhe mediatike.

Të pranishëm ishin kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Adis Salla, deputeti i Elbasanit z. Agron Gaxho, kryetari i Bashkisë Cërrik z. Florenc Doka, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë z. Aleksandër Çipa, analisti z. Mentor Kikia, si dhe përfaqësues të shumtë të medias shqiptare.

Puna e gazetarëve u “kurorëzua” me çmime në disa prej zhanreve më të rëndësishme të gazetarisë, duke përfshirë investigimin, politikën, ekonominë dhe sportin, raportimin më të mirë, çmimin e karrierës, gazetarin e ri dhe çmimin special, duke reflektuar gamën e gjerë të kontributeve mediatike në shërbim të publikut.

Gjatë fjalëve përshëndetëse, përfaqësuesit e politikës theksuan rolin thelbësor të gazetarisë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, në prag të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe nevojën për më shumë transparencë institucionale dhe akses më të madh të informacionit për median dhe qytetarët.

Në një atmosferë mjaft pozitive, kryetari i UGSH Elbasan, z. Fatmir Popja, prezantoi fituesit e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025, si më poshtë:
Çmimi “Gazetari i Vitit 2025”
Znj. Bruna Kërçyku – Top Channel
Z. Vladimir Mema – Panorama Sport
Znj. Entela Duka – MCN TV
Znj. Edisona Skënderi – ABC News
Z. Ronaldo Gjoshi – Report TV
Çmimi “Gazetari Investigativ i Vitit”
Znj. Fatbardha Nergjoni – Freelancer Journalist
Çmimi “Radio e Vitit”
Radio Klea, Administrator z. Taulant Pilavi
Çmimi “Podcast-i i Vitit”
Znj. Anisa Bahiti – Moderatore e Bahiti’s Podcast
Çmimi “Gazetaria Sociale e Vitit”
Znj. Edlira Xherri – Euronews Albania
Çmimi “Portali i Vitit”
Elbasani Plus, Administrator z. Renato Haxhiaj
Çertifikatë për “Kontribut të Shquar në Gazetari”
Z. Besim Dybeli – Freelancer Journalist
Z. Fatos Salliu – TV Klan
Znj. Belinda Ruçaj – A2 CNN
Znj. Miranda Sadiku – ATSH
Z. Haxhi Balliu – Freelancer Journalist
Z. Piro Kita – Freelancer Journalist
Z. Agim Blloshmi – ABC News
Çmimi “Moderator i Vitit”
Znj. Entela Skora Abazi
Arjola Tashi
Florenc Pisha
Alban Shengjergji
Çmimi “Talenti i Ri i Gazetarisë”
Margarita Mëhillka – Syri TV
Edja Fecaji
Enes Memolla – RTSH
Çmimi “Operator i Vitit”
Ardian Qosja – Top Channel
Arben Boriçi – Vizion Plus
Ernest Ballobani – News 24
Besnik Ademi – TV Klan
Dashnor Vaja
Lirim Abazi
Dashamir Qemali – RTSH
Çmimi “Kontribut në Gazetarinë Sportive”
Mariglen Miraka – Panorama Sport
Ledion Qoshku – Panorama Sport
Ceremonia u mbyll me duartrokitje dhe emocione, duke përcjellë një mesazh të fortë vlerësimi për gazetarinë profesioniste, si një shtyllë thelbësore e informimit dhe e shoqërisë demokratike.

Duhet theksuar gjithashtu drejtimi i ri i UGSH Elbasan, i cila prej pak muajsh drejtohet nga gazetari i njohur Fatmir Popja. Nën drejtimin e tij, dega e Elbasanit ka shfaqur një qasje më dinamike dhe gjithëpërfshirëse, duke forcuar bashkëpunimin mes gazetarëve dhe duke konsoliduar më tej rolin e Unionit si një strukturë përfaqësuese dhe aktive në jetën mediatike lokale dhe kombëtare.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.