Pak kohë më parë avokatja e njohur, Eni Çobani ka folur rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike. Ajo tregoi se shumica nga çiftet e njohura e kanë shumë të vështirë ta pranojnë publikisht dështimin ne martesës së tyre, por veçoi rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili e pranoi menjëherë sapo u pyet për ndarjen nga bashkëshortja e tij.
“Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. I pari personazh dhe i vetmi është Fatos Nano, i cili kur është pyetur për bashkëshorten e tij, ka thënë se gjithçka ka marrë fund dhe se ai dështoi. Të gjithë e paragjykuan pas kësaj, ndërsa për mua u tregua burrë që arriti ta thoshte publikisht dhe nuk vazhdoi të lëndonte gruan e tij, ndërkohë që kishte një lidhje tjetër. Sot ai vazhdon i lumtur me gruan që ka në krah”, u shpreh avokatja.
Më tej, Çobani ka ndarë edhe disa detaje lidhur me martesën e saj me bashkëshortin prej 25 vitesh, duke e konsideruar si një shembull shumë të mirë. “Martesa ime është etalon i një martese të lumtur. Gjithmonë kur jap këshilla, marr martesën time si shembull, pasi 25 vite nuk janë pak”, tha ajo.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.