Disa ditë më parë Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë me anë të një postimi në ‘Facebook’ tregoi se ishte infektuar me COVID 19 së bashku me bashkëshorten. Pak orë më vonë deputeti u dërgua drejt Spitalit Infektiv.
Alimadhi kishte shfaqur probleme me shëndetin në datën 24 mars ku i ishte nënshtruar ekzaminimeve në spitalin e Senatoriumit dhe skaneri kishte treguar se kishte probleme me mushkëritë.
Ndërkaq raportohet se deputeti ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe po trajtohet me oksigjen. Alimadhi ishte izoluar në shtëpi me bashkëshorten, e cila ka rezultuar gjithashtu pozitive me COVID 19.