U shpall i humbur në prag të ndërrimit të viteve. Gjendet i pajetë 82 vjeçari në Elbasan

Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij në prag të natës së ndërrimit të viteve.

Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar i pajetë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes dhe vendi ku 82 vjeçari u gjet i pajetë, ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Sakaq, policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.