Një operacion kombëtar për veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është zhvilluar në 12 qarqe të vendit në 24 orët e fundit. Burimet zyrtare thanë se gjatë operacionit që u krye në të njëjtën orë gjatë mbrëmjes së djeshme u përfshinë 1100 punonjës policie.
Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë aṙestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.
Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.