Një nënë nga fshati Pirg në Korçë, e cila dy vite më parë është divorcuar nga bashkëshorti, sot kërkon pensionin ushqimor për vajzën pasi ish bashkëshorti prej dy vitesh sipas saj e ka lënë në harresë të bijën e cila sot është 6 vjeç e gjysmë. 40 vjeçaria rrëfen se martesa ka qenë e vështirë, ajo ka jetuar në Greqi me bashkëshortin por pas divorcit gruaja është rikthyer në Shqipëri. Njohja me ish bashkëshortin është bërë në moshë të re, ata janë njohur në ambientet e një kishe, dhe pas një periudhe jo shumë të gjatë njohjeje vendosën të lidhnin martesën.
40 vjeçaria rrëfen se shkak i mosmarrveshjeve të shumta ka qenë bixhozi, ish-bashkëshorti sipas saj nuk angazhohej në familje dhe paratë i linte bixhoz.
Sot gruaja kërkon nga ish-bashkëshorti detyrimet ushqimore si dhe një prokurë për të lëvizur me vajzën në Itali ty ku e pret e motra. Gruaja do ti japë vetes së saj dhe vajzës një jetesë më të mirë, por ish bashkëshorti sërisht bëhet pengesë.