Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku një makinë e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përplasur një automjet të tonazhit të rëndë.
Nga burime paraprake thuhet se gjatë një tentativie për parakalimi, makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur fuqishëm me automjetin tjetër, që ishte gjithashtu në lëvizje.
Si pasojë, makina është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa gomat e para kanë “fluturuar” disa metra larg nga goditja e fuqishme.
Paraprakisht, autoritetet konfirmojnë se drejtuesi i makinës dhe një pasagjer janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që ndodhi në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh.