Enveri u divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë. Për të mos i rritur vëllezërit të ndarë dhe nga gjendja jo e mirë ekonomike e së shoqes, ai i mbajti të dy fëmijët.
Ai ka rrëfyer në “E Diela Shqiptare” historinë e jetës së tij duke dhënë një mesazh mjaft të vyer për publikun.
Me shumë sakrifica e me dashurinë e të shumtëve, djemtë u rritën ashtu siç Enveri kishte dëshirë që ata të bëheshin njerëz punëtorë dhe të respektuar. Mesazhi sot ishte për djalin e dytë, i cili sapo është celebruar dhe do të largohet së shpejti për në Norvegji. Bashkë me djalin, Enveri i drejtoi ftesë edhe nuses, Kristinës pasi ajo tashmë është pjesë e familjes.
Ardit Gjebrea: Më trego pak të lutem, sa vjeç ishin fëmijët kur u ndatë ju?
Enveri: Të madhin e kam pasur rreth 6 vjeç, të voglin e kam pasur 3 vjeç.
Ardit Gjebrea: Dhe fëmijët i rrite ti?
Enveri: Vajtëm në gjyq, unë i kam kërkuar të mos ndaheshim, por u vendos. Në gjyq isha i mendimit që fëmijët të mos ndaheshin me njëri – tjetrin.
Ardit Gjebrea: Pra o t’i merrte njëri ose tjetri?
Enveri: Të vuanin një nga prindërit por të mos vuanin vëlla me vëlla. Nga ana ekonomike e ish-gruas sime ajo tha se një e marr, dy si marr dot. Unë nuk isha dakord dhe i mbajta të dy unë. Në atë kohë kam punuar roje në një shoqëri private. I mbajta të dy fëmijët unë. Më ka ndihmuar edhe nëna shumë.
Ardit Gjebrea: Fëmijët e vegjël fare. I ke rritur ti?
Enveri: I kam rritur unë. Edhe sot të ma kërkojnë unë ua bëj atë shërbim. Jam i lidhur shumë. Edhe në atë kohë kur ishim bashkë isha shumë i lidhur sa nuk i lija një natë jashtë shtëpisë.
Ardit Gjebrea: Po pse nuk u martove prapë?
Enveri: Kjo ka një përgjigje, unë e kam menduar shumë se dhe vetë isha i ri, por nuk doja se ndoshta mund të digjesha prapë. E kisha marrë pak si me frikë. Se do vija nga puna, do gjeja një fëmijë duke qarë, mund të ishte faji i fëmijës, por do thoshin “ma bëri kjo”. Kështu që vendosa që, askujt nuk ia kam treguar, vendosa me veten time që derisa unë të vendos dhe të voglin, nuk do martohem.
Ardit Gjebrea: Si ia del një baba që të rrisë dy djem?
Enveri: Ndoshta e kanë të vështirë gratë të rrisin fëmijë pa praninë e burrit, por shumë e vështirë të rrisësh fëmijë pa praninë e nënës.
Ardit Gjebrea: Si është Enver, më trego pak?
Enveri: Nuk e di. Merrja të voglin e vija në punë. Të madhin ia lija nënës. Vija shpejt nga puna, e çoja të madhin në shkollë, tjetrin në kopësht. Njerëzit e punës më kanë ndenjur shumë afër. Më kanë ndihmuar, nëna po, motra, kam dy motra dhe një vëlla. Por shumë sakrificë e madhe. Arrija që i laja plaçkat me dorë të fëmijëve, të mos e lodhja nënën aq shumë. Ajo më shikonte dhe bënte punë, pa ardhur unë që të mos lodhesha.
Ardit Gjebrea: I laje, i shpëlaje ti?
Ardit Gjebrea: Po për të gatuar?
Enveri: Për të gatuar, kur bëra ushtrinë bëra një kurs kuzhinieri atë kohë dhe sot më vjen shumë dorësh të gatuaj.
Ardit Gjebrea: Pra ti gatuaje, laje, shpëlaje që djemtë t’i gjenin gjërat gati?
Enveri: Po. E them me bindje që i hekurosja, pastaj i çoja në shkollë. Kur bënin mbledhjen e prindërve, thoshte mësuesi: “Hajde ju nëna shikoni. Ky është vetëm dhe shikoni si i sjell”.
Ardit Gjebrea: Cili është motivi që keni ardhur sot?
Enveri: Sot është motivi se këta, u rregulluan, i dyti bëri celebrim. Tani ata janë të lidhur shumë me mua. Nuk ka orë pa komunikuar me mua. Dhe dua t’iu them që ata të shikojnë punën e tyre, të jenë të lumtur, siç jam unë i lumtur për ata që mund të them se 90 % detyrën time them se e kam kryer por s’do të thotë që s’do jem më afër atyre sa të jem gjallë.
Enveri: Unë i thirra këtu sot për t’i dhënë në fillim fare një bekim, që këta të trashëgohen, të jenë të lumtur kudo që të shkojnë. Dua t’ju them dhe një këshillë, të respektojnë njëri – tjetrin, si Martini Kristinën dhe Kristina Martinin, sa të jenë gjallë. Të kenë mundësi të punojnë me nder. Unë dua që këta të jenë të lumtur bashkë me familjen që do krijojnë. Unë thashë, jam vërtet në gjendje të mirë shëndetësore. Mua mos ma kini merakun.
Ardit Gjebrea: Kur thua në gjendje të mirë shëndetësore, mos të ka shkuar mendja të krijosh dhe ti ndonjë familje?
Ardit Gjebrea: Do ia prezantosh tani Martinit se kjo ishte surpriza?
Enveri: Jo, s’kam akoma. Po e gjeta, pa miratimin e Martinit jo njëherë.
Ardit Gjebrea: Martin, babi ta dha bekimin, ti do ia japësh?
Martini: Po babai e ka parë dritën e diellit përpara meje kështu që…
Enveri: Do më vijë keq më shumë për Kristinën, pak kohë ka ndenjur me ne por është përshtatur shumë. Unë do t’i uroj rrugë të mbarë, edhe bashkim sa më shpejt me Martinin.
Ardit Gjebrea: Si do ia bësh tani që do të ikë Martini?
Enveri: Nuk e di. E di që lot do më dalin por janë lot gëzimi.
Ardit Gjebrea: Martin, cili është meraku yt për babin?
Martini: S’do jetë kurrë vetëm. 3 muaj këtu, 3 muaj atje do ta gjejmë një zgjidhje. Do e marrim dhe babin andej. /TV Klan/