Një çift bashkëshortësh të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë. Njëri ishte shtruar tek Infektivi, kurse tjetri tek ‘Shefqet Ndroqi’. Moderatorja Albana Osmani ka ndarë në Instagramin e saj një foto të tyre shoqëruar nga shkrimi: “Ata ndërruan jetë të dy në të njëjtën ditë. Njëri në QSUT, tjetri tek Shefqet Ndroqi. Ata ishin thjesht dy ëngjëj. U prehshi në paqe. Kaq shumë u deshën në tokë sa dhe në qiell shkuan në të njëjtën ditë”.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/02/640-0-601fec37efb99.jpg?fit=561%2C1024&ssl=1)
Me sa duket ishin pjesë e nismës ‘Ti je një luledielli’.