Vjollca dhe Zenuni u bënë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv tek ‘Shihemi në gjyq’ para pak muajsh, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin.
Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, videoja e saj në emision arriti miliona shikime në pak kohë.
Ditën e sotme u publikuan lajme për znj .Vjollca që ka kryer vetëvrásje për shkak të mbingarkesës së krijuar pasi emisioni dhe videoja e saj u bë virale.
Por duket se ky lajm nuk është i vërtetë pasi Sulejman Stambolli Administrator i Njësisë Administrative Luz i Vogël në Kavajë, ka publikuar një foto me Vjollcën duke përgënjeshtruar lajmin dhe shton se ajo është shumë mirë.
“Si kokrra e molles! Me Vjollcën duke shiju nje kafe për qejfin tonë n’lokal”, shkruan Stambolli.