Nga Famir Popja
Fluksi i grupeve të turistëve të huaj këtë fillim Pranvere në Elbasan ka qenë më i madh krahasuar me vitin e kaluar dhe më i madh se çdo herë tjetër. Pothuajse çdo ditë qyteti dhe disa prej destinacioneve më të rëndësishme të këtij rajoni po vizitohen nga grupe të mëdha turistësh nga vende të ndryshme të Europës dhe nga e gjithë Bota.

Gjatë këtij viti Elbasanin e kanë vizituar grupe turistësh edhe nga SHBA, Kanada e Australia, por peshën kryesore të vizitorëve e mbajnë turistët nga Europa.
Këtë javë dominojnë grupet nga nga Mbetëria e Bashkuar. Shumica prej këtyre grupeve do qëndrojnë në Shqipëri të paktën nga dhjetë ditë. Pjesa më e madhe e pjestarëve të këtyre grupeve vijnë për herë të parë në Shqipëri.Të gjithë tregojnë se kanë dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe për destinacionet turistike të vendit tonë.

Së fundi tregojnë ata në Mbretërinë e Bashkuar po flitet mjaft për zhvillimin e industrisë së turizmit të Shqipërisë.Vij për herë të parë dhe jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që jam në Shqipëri si turiste tregon njera nga pjestaret e një grupi që vizitoi Elbasanin këtë javë.
Do qëndrojmë 11 ditë në këtë vënd me bukuri përrallore.Sot është dita e tretë që ndodhemi në Shqipëri.Kemi vizituar deri tani vetëm Tiranën dhe Elbasanin .Do të shkojmë kudo.
Mezi pres të eksploroj pjesën tjetër të Shqipërisë.Jam e interesuar të mësoj për gjithçka rreth historisë dhe kulturës së këtij vendi mjaft interesant .Kisha dëgjuar për Shqipërinë dhe që në vitin 2020 kisha planifikuar ta vizitoja por pandemia dhe periudha e gjatë e Covid u bë pengesë atëherë.Jam shumë e suprizuar dhe e kënaqur me ato çfarë kam parë deri tani dhe shpresoj që të vizitoj sa më tepër destinacione turistike të Shqipërisë sidomos bregdetin , por edhe Alpet dhe Veriun . Edhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri dhe në Ballkan tregon një tjetër turist po nga Mbretëria e Bashkuar.Kam impresione jashtëzakonisht të mira dhe surpriza edhe më bukura pres në ditët në vazhdim gjatë vizitës nëpër Shqipëri.
Unë vij nga Mbretëria e Bashkuar ku reputacioni i shqiptarëve ka qenë ai që e dimë të gjithë.Mendova ta vizitoja dhe eksploroja Shqipërinë dhe ti njoh nga afër shqiptarët .Kur zbritëm në aeroport i cili po rikonstruktohej dhe që po zgjerohet nuk është se u ndjeva mirë fillimisht, por kur mbërritëm në Tiranë u surprizova me sheshin kryesor të kryeqytetit , me kulturën e njerëzve .Do vizitojmë edhe Pogradecin,Korçën ,Gjirokastrën Butrintin,Sarandën ,gjithë vijën bregdetare ,rivierën shqiptare dhe padyshim edhe Durrësin e Krujën.
Fluksi i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri ka njohur një rritje të qëndrueshme gjatë viteve të fundit duke bërë që ky segment të jetë një nga tregjet kryesore për turizmin shqiptar. Shqipëria e cila ka një histori dhe kulturë të pasur ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë nga Britania e Madhe të cilët kërkojnë destinacione autentike dhe më pak të njohura krahasuar me destinacionet tradicionale të Europës.Vit pas viti, numri i turistëve britanikë që vizitojnë Shqipërinë ka treguar një trend pozitiv. Sipas të dhënave të INSTAT , vitet e fundit kanë parë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve nga Britania e Madhe. Në vitin 2023, për shembull, mbi 200,000 vizitorë britanikë vizituan Shqipërinë duke përbërë një pjesë të konsiderueshme të totalit të turistëve të huaj. Ky fluks turistik është ndihmuar nga disa faktorë, përfshirë linjat ajrore të drejtpërdrejta midis qyteteve të mëdha britanike dhe Shqipërisë, si dhe nga një rritje e interesit për turizmin e qëndrueshëm dhe të pakontaminuar.Turistët britanikë që vizitojnë Shqipërinë shpesh e përshkruajnë këtë vend si një “të papritur” mjaft të këndshme dhe një destinacion turistik ende të pazbuluar. Disa nga përshtypjet kryesore që ata ndajnë përfshijnë përjetimin e autencitetit dhe mikpritjes.Shumica e turistëve britanikë vlerësojnë mikpritjen e ngrohtë dhe tradicionale të shqiptarëve. Ata gjejnë një atmosferë të veçantë dhe miqësore ku mund të shijojnë një eksperiencë autentike larg masivitetit turistik të vendeve të tjera.Për shumë britanikë natyra shqiptare është një nga atraksionet kryesore. Ujërat kristal të bregdetit, malet e bukura, dhe fshatrat e paprekura janë ndër arsyet kryesore pse ata shorehen se do të kthehen çdo vit. Plazhet si ato të Ksamilit dhe Dhërmiut janë ndër më të preferuarat për turistët britanikë ndërsa ata që janë më të interesuar për ecje dhe aventurë kërkojnë pyje dhe malet preferohen Valbona ,Thethi ,Parku Kombëtar Shebenik etj.
Ndryshe nga destinacionet tjera , Shqipëria ofron një vlerë të shkëlqyer për paratë që shpenzojnë turistët. Çmimet për akomodim, ushqim dhe aktivitete janë dukshëm më të ulëta se në vendet përreth duke i bërë këto vizita tërheqëse për ata që kërkojnë pushime të arritshme financiarisht, por me një eksperiencë të pasur.Në Shqipëri vitet e gundit shërbimet turistike janë përmirësuar vazhdimisht me një rritje të nivelit të akomodimit dhe mundësive për aktivitete si ekskursione, guida, dhe organizime ngjarjesh kulturore. Ky përmirësim ka ndikuar pozitivisht në përshtypjet e turistëve britanikë të cilët tani mund të gjejnë një shërbim të nivelit të lartë dhe eksperienca të pasura në shumë destinacione shqiptare.
Shqipëria ofron një gamë të gjerë destinacionesh që janë tërheqëse për turistët nga Mbretëria e Bashkuar. Disa nga destinacionet më të vizituara përfshijnë begdetin e Shqipërisë.Një nga atraksionet kryesore për turistët britanikë është bregu i Shqipërisë, sidomos gjatë verës. Plazhet e pastra të Vlorës, Ksamilit dhe Dhërmiut janë tërheqëse për ata që kërkojnë relaks dhe plazhe të qeta dhe të pastërta. Bregdeti shqiptar është gjithashtu i njohur për ujërat e ngrohta dhe të kaltra, perfekte për not dhe aktivitete ujore.Kryeqyteti shqiptar është gjithashtu një destinacion i preferuar për turistët britanikë. Tirana është një qytet i gjallë dhe i njohur për jetën e natës, kafenetë dhe restorantet e shumta si dhe për atraksionet kulturore si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve , etj.Tirana është gjithashtu një pikë nisjeje e përshtatshme për eksplorimin e zonave të tjera të Shqipërisë.Për ata që janë të interesuar në trashëgiminë kulturore, qytetet e vjetra të Beratit ,Krujës dhe Gjirokastrës janë pjesë e pasur e turizmit kulturor. Me arkitekturën e tyre karakteristike dhe kalatë e njohura, këto qytete janë shpallur pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s dhe janë shumë të preferuara nga turistët që duan të njohin traditat dhe historinë e vendit.Pjesa malore e Shqipërisë, përfshirë rajone si Valbona, Thethi etj , janë tërheqëse për turistët britanikë që kërkojnë aventurë dhe natyrë të paprekur. Këto zona ofrojnë mundësi për ecje, ngjitje malore dhe aktivitete tjera outdoor, dhe janë gjithashtu të njohura për peizazhet e jashtëzakonshme dhe biodiversitetin e pasur.Fluksi i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe vazhdon të jetë një faktor kyç në zhvillimin e turizmit shqiptar. Përshtypjet e turistëve janë shumë pozitive, sidomos për mikpritjen e shqiptarëve, çmimet konkurruese, dhe bukuritë natyrore që ofron vendi. Destinacionet më të frekuentuara përfshijnë bregdetin shqiptar, qytetet historike dhe zonat malore, dhe çdo vit, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Britania e Madhe.