Turistet e huaja përplasën kamionçinën në Vlorë/ Shkon në 2 numri i viktimave, pas shoferit vdes edhe pasagjeri

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas aksidentit të një dite më parë në Vlorë. Ka ndërruar jetë pas mesnate dhe pasagjeri që ndodhen në kamioncinën që u aksidentua mesditën e së hënës në autostradën Levan-Vlorë.

Artan Muho u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur t`i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 14:25 të së hënës kur automjeti tip kamioncine doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe përfunduar në anë të rrugës. Kamioncina sipas policisë u godit nga një automjet tip Dacia ku udhëtonin dy shtetase të huaja ndërsa goditja ishte fatale për drejtuesit e automjetit Ferdinant Hasani, që humbi jetën në vend ndërsa tashmë ka humbur jetën edhe personi i dytë, pasagjeri i cili u dërgua fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.