Stina e vjeshtës ka rikthyer interesin për të vizituar qytetin e Elbasanit, veçanërisht nga të huajt që kërkojnë të njihen me objektet e kultit, arkitekturën dhe historikun e tyre. Në qytet gjen grupe vizitorësh të organizuar, nga shtete të ndryshme të Europës dhe botës, të cilët shprehen të mahnitur me kulturën e qytetit.
“Ne jemi nga Brazili, nga pjesë të ndryshme të Brazilit dhe po udhëtojmë në vendin tuaj të bukur. Shqipëria është shumë e bukur, njerëz të sjellshëm dhe të këndshëm. Në Shqipëri ne kemi 3 ditë. Është shumë ndryshe nga Brazili sepse ne atje kemi shumë plazhe dhe kodra ndërsa këtu ka male dhe liqene. Pra është shumë ndryshe.”
“Është hera e parë këtu, nuk kam qenë më parë në Ballkan, në këtë pjesë të Europës. Më pëlqeu ajo çfarë pashë, njerzit janë shumë të sjellshëm dhe kanë ushim shumë të mirë.”
“Është hera e parë që vij këtu. Më la përshtypje shumë të mirë, kalaja duket që është e vjetër. Rrugës pashë shumë monumente. Edhe gjelbërimi shumë i bukur.”
Elbasani ofron një sërë destinacionesh jo vetëm për turizmin e kulturës, por edhe për atë të natyrës.
Turistët vizitojnë kryesisht kalanë duke u tërhequr nga arkitektura. Edhe Elbasani ashtu si qytetet e tjera të vendit ka njohur rritje të turizmit këtë vit krahasuar me një vit më parë.
Vizitorët janë kryesisht ditorë ndërsa ka edhe nga ata që qëndrojnë më gjatë duke shijuar bukuritë e zonës./vizionplus.tv
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.