Turistë edhe në vjeshtë në Elbasan, të huajt shfaqin interes për trashëgiminë

Stina e vjeshtës ka rikthyer interesin e turistëve për të vizituar qytetin e Elbasanit. Veçanërisht të huajt kanë kuriozitet të njihen me objektet e kultit, arkitekturën dhe historikun e tyre.

Një ndër objektet e kultit më të vizituara në Elbasan mbetet xhamia Mbret në lagjen Kala.

 “Jam nga Franca. Është kënaqësi të vizitoj Shqipërinë. Këtu në Elbasan po vizitojmë lagjen muzeale, ka objekte të vjetra të kultit. Duken interesante dhe të një cilësie të mirë”, thotë një turist.

 “Jemi të interesuar për historinë dhe objektet e kultit. Duket qytet i vjetër, me rrugicat e kalldrëmta. Po fotografoja xhaminë këtu pranë. Më pëlqen  shumë”, thotë një tjetër.

“Më interesojnë shumë xhamitë më pëlqejnë ti vizitojmë. Fatkeqësisht xhaminë e gjetëm të mbyllur nuk mundëm dot të hynim brenda. Kam qenë edhe në Turqi dhe kam vizituar disa xhami më kanë pëlqyer shumë”, shprehet një turiste italiane.

Synimi i pushtetit vendor është që turizmi në Elbasan dhe në mbarë qarkun të ketë një shtrirje gjithë vjetore. Këtë vit është punuar me shumë në drejtim të promovimit, mirëmbajtjes dhe investimeve në zonat turistike. /vizionplus.tv