Monday , June 2 2025

Turi i 82-të Çiklistik Ndërkombëtar! Policia e Elbasanit prezanton planin e masave

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka përgatitur një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Turit të 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.

Aktiviteti sportiv do të zhvillohet në dy etapa, më 27 dhe 28 maj 2025, dhe do të përfshijë disa akse rrugore në qarkun e Elbasanit. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet e përkohshme të qarkullimit dhe apelon për respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve për të garantuar një garë të sigurt për të gjithë.

DVP Elbasan/ Plan Masash për Turin e 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.

✅Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik.

🔶️Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:

🔸️Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30

Itinerari përshkon:

Peqin (15:30)

Bradashesh (15:50)

Unaza e Elbasanit (16:00)

Në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”

Kthim djathtas përballë stadiumit dhe •hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:50).

🔸️Etapa e dytë – E mërkurë, 28.05.2025 – Ora 12:00

Itinerari përfshin:

Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)

Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)

Rrethi i Bradasheshit (12:07)

Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)

Kthesa e Belshit (12:28)

Fshati Kajan (12:55)

Kthesa e Kuçovës (13:20).

✅Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, për kufizimet e përkohshme të qarkullimit gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë për sigurinë tuaj dhe të sportistëve pjesëmarrës.