Tronditen kalimtarët: Gjejnë në rrugë një person te pajete, policia jep detajet e para

Kalimtarët në Tiranë janë tronditur nga ajo që kanë parë në rrugë. Ata kanë raportuar tek policia një trup të vdekur.

NJOFTIMI

Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.