Ambientalisti i njohur Sazan Guri ka habitur me një postim që ka bërë së fundmi në rrjete sociale. Profesor Guri shkruan se i ati i një mikes së tij vɗiq nga probleme me zemrën, por një agjenci funerale i kishte premtuar ceremoni varrimi falas, në këmbim të një 1 milion e 200 mijë lekëve të vjetra, nëse e regjistronte të atin si të vɗekur nga Covid-19.
Kjo është një deklarata shumë shokuese për të qenë e vërtetë. Nuk dihet se sa seriozisht duhet marrë pasi në vetvete deklarata, ose më sakt rasti është kontradiktor. Për dy arsye:
1. Një person nuk regjistrohet i vɗekur me Covid-19 nga personat e familjes apo agjencia funerale, por nga ekspertiza mjekoligjore, nga autoritetet përkatëse.
2. Pronari i agjencisë funerale i kishte thënë vajzës së të ndjerit se 95 raste të vɗekur fals kishin qenë nga pika e tij. Mirëpo në të gjithë Shqipërinë janë 97 të vɗekur.
Shënimi i plotë i Sazan Gurit:
Te dashur miq, u sigurova pa e nxorra.
Ngjarje shokuese qe po e ndaj me ju miq me shkruan nje shoqe ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo. Ne mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i vɗiq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagese …. vetem nese e rregjistronte te atin, si te vɗekur me covid. E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te vɗekur fals, jane vetem nga pika ime e funeralit.
Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorit te agjensive? Agjensia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se cfare interesi do të kishte pastaj. Pse gjithe ky interes per te rritur nr e te vɗekurve me Covid? Ka qe sdo besojne?