Virusi koksaki është përhapur shumë në çerdhe dhe kopshte ndaj edukatorët duhet të bëjnë kujdes kur shikojnë fëmijë me puçrra në fytyrë, në mënyrë që t’i kërkojnë prindërve t’i izolojnë pasi ky virusi transmetohet shumë nga një fëmijë tek tjetri.
Mjeku Tritan Kalo ka folur për këtë virus duke thënë se edhe uji i infektuar me këto viruse e përhap infeksionin. Virusi shfaqet tre ditë pas infektimit me shenja si temperaturë, ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shenjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë.
Sipas mjekut, sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7 – 10 ditë, por mund të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarrjes edhe për tre javë.
Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, rehidrimit dhe ushqimit sa më të lëngshëm sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….Together forever!!!