Elbasani ka bërë disa largime nga grupi i lojtarëve të gjysmës së parë të kampionatit. Deri tani janë tre lojtarët që kanë mbyllur gjithçka zyrtarisht me klubin elbasanas. Bëhet fjalë për Bruno Telushin, i cili ka kaluar në radhët e Flamurtarit, Bedri Grecën që ka shkuar te Besa dhe Rei Zaimi që i është bashkuar Pogradecit, të tre në Kategorinë e Parë.
Ardit Hila vijon të jetë ende një lojtar i Elbasanit zyrtarisht, për aq kohë sa klubi nuk e ka konfirmuar largimin e tij, edhe pse palët janë praktikisht të ndara. Nga sa kuptohet, kanë mbetur për t’u mbyllur edhe disa detaje të tjera, në mënyrë që mesfushori ta vijojë karrierën diku tjetër. Për këtë lojtar në fakt ka pasur interesim gjatë ditëve të fundit nga ekipe të Superiores dhe mbetet për t’u parë se ku do të luajë Hila në gjysmën e dytë të sezonit.
PANORAMASPORT.AL