Trejsi Sejdini nuk përmbahet, ‘rrit’ temperaturat në Instagram. Sa bukur duket Miss-i

Ish missi shqiptar, Trejsi Sejdini njihet për fotot provokuese që ndan shpesh në rrjete sociale. 21 vjeçarja ka forma perfekte trupore, të cilat nuk nguron t’i tregojë. Modelja prej disa kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon karrierën e saj.

Së fundi ajo ka publikuar disa poza nga seti i ri fotografik ku është shfaqur tejet joshëse, teksa ka zgjedhur që të pozojë vetëm m bikini duke treguar sërish fizikun perfekt. Pas publikimit të pamjeve, modelja mori mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente nga fansat dhe publiku në ‘Instagram’.