Tregimi i një të infektuari nga Elbasani. Si e kupton një person që është infektuar me Covid-19?

Koronavirusi tashmë është bërë kryefjala e gjithë botës, por mbi të gjitha e gjithë mediave në nivel ndërkombëtar. Një qytetar nga Elbasani e nis kështu tregimin e tij se si u njoh me pandeminë e 2020, koronavirusin. Në një mesazh drejtuar frekuenca.com qytetari tregon mënyrën se si ishte infektuar me koronavirus e tregon duke folur për një mbledhje pune, në të cilën njëri prej pjesëmarrësve të punës iu kishte folur për djalin e vogël që e kishte me temperaturë të lartë.

Pikërisht i ati i këtij djali kaloi të njëjtën situatë më pas duke pasur temperaturë të lartë. Shumë shpejt qytetari tregon se si nisi çdo gjë me një dhimbje të habitshme koke, dhimbje kjo të cilës nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi dhe për qetësimin e së cilës kishte përdorur dy okitask njëherësh, gjë që kishte rezultuar pozitive për momentin dhe dhimbja e kokës i kishte kaluar. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe një ditë më pas, ndërkohë ditën e tretë ishte zgjuar përsëri me një dhimbje koke të çuditshme dhe njëkohësisht kishte ndjerë një temperaturë dhe avull të nxehtë nga brenda për një periudhë që kishte zgjatur prej gati 20 minutash.

40 vjeçari nis të tregojë kështu: “Të njëjtën ditë deri në orarin e drekës pata rritje të vazhdueshme të temperaturës, aq sa u detyrova të telefonoj numrin e posaçëm për shqetësime të tilla dhe si përfundim erdhën disa persona jo me ambulancë, por me makinë të thjeshtë, mirëpo të mbërthyer kokë e këmbë, të cilët më drejtuan disa pyetje dhe më bënë disa tamponë nazale, pra një farë analize në hundë dhe si rezultat më thanë se isha infektuar me Covid-19.

LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan, 59 vjeçarja e infektuar “thyen” vetëkarantinimin