Situatë e rëndë në spitalin e Elbasanit, ku ka arritur ne tre numri i infermiereve te prekur nga koronavirusi ne Maternitetin e Elbasanit. Rastit te pardjeshem i jane shtuar sot dhe dy infermiere te tjera, po nga ky repart. Testet kane nxjerre pozitive dhe dy paciente qe ishin shtruar ne kete pavion. Në total kjo e hënë ka shënuar plot 8 raste te reja me Covid në Elbasan në 24 orët e fundit. Numri më i lartë që nga shfaqja e pandemisë, dhe sot Elbasani renditej i dyti pas Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se 8 rastet e sotme i takojnë kontakteve të mëparshme. Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë që një pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës.
Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viķtima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan./bch