Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, shembull për të gjithë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, po konfirmon çdo javë se është një figurë që i jep vlerë futbollit shqiptar.

Tekniku serb ka ndërtuar një skuadër konkurruese, që jo vetëm luan futboll të bukur, por edhe ruan gjithmonë frymën e fair play-it. Elbasani ndodhet në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me Vllazninë kryesuese, duke dëshmuar se puna e Gvozdenovic po jep rezultat.

Ai është një trajner që nuk përfshihet në polemika dhe preferon t’i përgjigjet çdo gjëje në fushë, me profesionalizëm dhe qetësi. Nën drejtimin e tij, ekipi ka fituar stabilitet dhe besim. Lojtarët flasin me respekt për mënyrën e tij të drejtimit, ndërsa tifozët vlerësojnë sjelljen e tij korrekte.

Ivan Gvozdenovic po tregon se suksesi dhe respekti mund të ecin krah për krah në futboll.