I pari ministër në Ballkan që ndërron jetë nga COVID 19.Ministri për Çështje të Luftëtarëve në Bosnjë-Hercegovinë, Salko Bukvareviq, ka humbur jeten sot në mëngjes si pasojë e koronavirusit. Bukvareviq 53-vjeç, ishte i shtruar në spital në Sarajevë prej një jave teksa shfaqi probleme me frymëmarrjen. Prej 22 korrikut ai dergjej në shtratin e spitalit në gjendje të rëndë teksa sot e ka humbur përfundimisht betejën me coronavirusin.
Bukvareviq mbante detyrën e ministrit për Çështjet e Luftëtarëve që nga viti 2015.
Bosnja ka regjistruar në total 10.700 raste me koronavirus dhe 297 të vdekur.