Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën sot. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 49-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte.
“Në datë 24.03.2022, në rrugën “Fitnete Rexha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi Sh. L., 49 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.