Tragjike! Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë 10-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Shkëmbin e Kavajës.

Një djalë 10-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati, e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel