Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë nga një lartësi rreth dhjetë metra. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në Tasmani të Australisë.
Ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë nxënësve. Sipas mediave australiane në shkollën Hilkrest në Devonport po zhvillohej festa e fundvitit shkollor.
Kryeministri i Australisë Scott Morrison, theksoi se ngjarja tragjike ka tronditur vendin.
“Fëmijët e vegjël kishin dalë për t’u argëtuar me familjet e tyre dhe në vend të kësaj ne patëm një tragjedi kaq të tmerrshme këtë periudhë të vitit.